Baraliu: Mund të ketë rinumërim të votave dhe lëvizje të përqindjes dhe numrit të deputetëve
Analisti politik, Mazllum Baraliu, thotë se deri tek certifikimi i rezultateve zgjedhore ka ende rrugë për tu bërë. “Para formimit të Institucioneve ka ende një rrugë pa përfunduar procesi zgjedhor, jemi në fazën ku po shqyrtohen se çfarë vendime do të marrin për fletëvotimet nga diaspora që kanë ardhur me postë ndoshta vendoset të rinumërohen…

Lajme
Analisti politik, Mazllum Baraliu, thotë se deri tek certifikimi i rezultateve zgjedhore ka ende rrugë për tu bërë.
“Para formimit të Institucioneve ka ende një rrugë pa përfunduar procesi zgjedhor, jemi në fazën ku po shqyrtohen se çfarë vendime do të marrin për fletëvotimet nga diaspora që kanë ardhur me postë ndoshta vendoset të rinumërohen sërish vota” thotë ai.
Sipas tij, pas gjitha ankesa dhe pakënaqësive, dhe pas vendimeve të ankesave nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme, atëherë lajmërohet KQZ-ja e cila e bën certifikimin e rezultateve.
“Pasi ka pakënaqësi dhe ankesa të deputeteve edhe brenda një subjekti politik si në Vushtrri për një deputet të së njëjtës parti varet nga ankesa në PZAP dhe nëse ka përsëri ankesë në Gjykatën Supreme dhe pasi të kryhen të gjitha ankesat kur KQZ-ja lajmërohet nga PZAP dhe Gjykata që nuk ka në procedurë ndonjë çështje ankimore atëherë rezultatet përfundimtare shpallen dhe certifikohen” shprehet ai, Frontonline.
Më tej, Baraliu ka treguar ecurinë e formimit të Institucioneve pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.
“Pas kësaj në afat prej një muajsh ato dërgohen në Kuvend dhe me kërkesë të tij dhe presidentes së vendit e cila e cakton seancën e parë konstitutive të Kuvendit dhe ajo duhet të ndodh brenda një muaji prej certifikimit të rezultatit në seancën e parë bëhet verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve para kryetarit të kuvendit. Më pas, fillon zgjedhja e kryesisë, grupeve parlamentare e kryetarit të kuvendit e qeverisë më vonë, veçmas “tha ai.
Ndërkohë, Barliu po ashtu potencon se mund të ketë edhe ndryshim të përqindjes dhe ndryshim të numrit të deputetëve.
“Pasi të shpallën rezultatet përfundimtare ende ka mundësi të lëvizin përqindjet dhe në deputetë eventualisht edhe nëse lëviz për një deputet më tepër ende nuk i ka numrat”,thotë ai.