Barack Obama do të përfshihet në një film të Netflix-it
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë disa shënime për skenarin e filmit të ardhshëm të Netflix, “Leave The World Behind”. Bazuar në romanin e vitit 2020 të Rumaan Alam me të njëjtin emër, ky film ndjek Clay dhe Amanda Sandford, një çift që nisin një pushim të gjatë në ishull pak para…

ShowBiz
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë disa shënime për skenarin e filmit të ardhshëm të Netflix, “Leave The World Behind”.
Bazuar në romanin e vitit 2020 të Rumaan Alam me të njëjtin emër, ky film ndjek Clay dhe Amanda Sandford, një çift që nisin një pushim të gjatë në ishull pak para se një apokalips misterioz të shfaqet.
Kasti përfshin fituesit e çmimit “Oscar”, Ethan Hawke dhe Julia Roberts, respektivisht si Clay dhe Amanda, dhe atyre u bashkohen aktorë të tjerë të talentuar si Mahershala Ali, Kevin Bacon, Myha’la Herrold dhe Charlie Evans.
Duke folur për Vanity Fair përpara premierës së “Leave The World Behind”, shkrimtari, producenti dhe regjisori Sam Esmail zbulon se Obama ishte shumë i dobishëm në zhvillimin e skenarit të këtij projekti.