Banorët e Zogajt protestojnë kundër planit për ndërtimin e kishës katolike
Banorët e fshatit Zogaj të Vushtrrisë kanë paralajmëruar protestë kundër planit për ndërtimin e një kishe katolike në këtë fshat. Protesta pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa kundërshtimet vijnë pas ceremonisë së mbajtur më 17 gusht, kur në një truall në Zogaj u bë bekimi i tokës dhe u vendos një gur themeli, transmeton…
Lajme
Banorët e fshatit Zogaj të Vushtrrisë kanë paralajmëruar protestë kundër planit për ndërtimin e një kishe katolike në këtë fshat.
Protesta pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa kundërshtimet vijnë pas ceremonisë së mbajtur më 17 gusht, kur në një truall në Zogaj u bë bekimi i tokës dhe u vendos një gur themeli, transmeton lajmi.net.
Dioqeza Prizren-Prishtinë ka sqaruar se punimet për ndërtimin e kishës nuk kanë nisur, ndërsa ka thënë se objekti planifikohet të ndërtohet në të ardhmen.
Çështja ka nxitur debat në Vushtrri, pasi Komuna ka deklaruar se nuk kishte marrë njoftim paraprak për vendosjen e gurit të themelit apo kërkesë për leje ndërtimi. Në anën tjetër, Kisha thotë se autoritetet ishin njoftuar për ceremoninë./lajmi.net/