Banorët e Rugovës kundër kufizimeve në ndërtim në “Bjeshkët e Nemuna”
Disa qindra banorë të Rugovës kanë protestuar sërish kundër vendimit të Ministrisë për ndalimin e ndërtimeve dhe transportit të materialeve ndërtimore në Zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ata vlerësojnë se ky vendim cenon të drejtat e tyre dhe qasjen në pronat stërgjyshore, si dhe dëmton zhvillimin ekonomik, bizneset dhe agroturizmin në këtë zonë.…
Lajme
Disa qindra banorë të Rugovës kanë protestuar sërish kundër vendimit të Ministrisë për ndalimin e ndërtimeve dhe transportit të materialeve ndërtimore në Zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Ata vlerësojnë se ky vendim cenon të drejtat e tyre dhe qasjen në pronat stërgjyshore, si dhe dëmton zhvillimin ekonomik, bizneset dhe agroturizmin në këtë zonë.
Njëri nga organizatorët e protestës, Agron Nikçi, tha se vendimi është i papranueshëm dhe po rrezikon ekonomitë familjare të banorëve, ndërsa është paralajmëruar se protestat mund të vazhdojnë edhe në forma më të ashpra nëse nuk shfuqizohet vendimi përkatës i MMPH-së. /rtk
