Banorët e Prishtinës rrezikohen nga qentë endacakë

Rreziku nga qentë endacakë në lagjen “Emshir” në Komunën e Prishtinës, është bërë shqetësim për banorët që jetojnë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Lajme

24/01/2016 20:05

Banorët u ankuan se kjo gjë po shkakton rrezik dhe kanos jetën e fëmijëve të tyre derisa shkojnë dhe kthehen nga shkolla apo derisa dalin për të lozur në lagje.

Sipas një banoreje, prindërit e kësaj lagjeje vazhdimisht detyrohen t’i dërgojnë dhe marrin fëmijët e tyre nga shkolla si pasojë e rrezikut nga qentë.

“Qentë endacakë po rrezikojnë edhe jetët tona, jo vetëm të fëmijëve tanë”, tha ajo.

Arsyeja pse qentë grumbullohen në këtë lagje, është për shkak të mbeturinave që hidhen nga banorët, ka raportuar transmetuesi publik.