Banorët e Obiliqit pa ujë që 24 orë, KRU Prishtina jep shpjegimin

Banorët e Obiliqit janë pa ujë që prej 24 orësh. Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, nga ana e saj, ka shpjeguar se ndërprerja e ujit është shkaktuar nga turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, e cila ka ndodhur si pasojë e punimeve teknike. KRU Prishtina ka sqaruar se problemi ka ndikuar në furnizimin me ujë…

Lajme

26/10/2025 14:28

Banorët e Obiliqit janë pa ujë që prej 24 orësh.

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, nga ana e saj, ka shpjeguar se ndërprerja e ujit është shkaktuar nga turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, e cila ka ndodhur si pasojë e punimeve teknike.

KRU Prishtina ka sqaruar se problemi ka ndikuar në furnizimin me ujë në disa zona të Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit dhe Drenasit.

Përmes një njoftimi, kompania ka siguruar se situata po stabilizohet: “Aktualisht ITU Shkabaj ka filluar të trajtojë ujë me kapacitet të plotë dhe gjendja po shkon drejt stabilizimit”, thuhet në komunikatën e KRU Prishtina.