Banorët e Llapushnikut edhe sot në protestë
Banorët e fshatit Llapushnik edhe sot do të organizojnë një protestë për të kundërshtuar vendimin e komunës së Drenasit për mënyrën e ndarjes së parcelave kundërligjore për besimtarët katolikë të fshatit.
Lajme
Protesta mbahet për të tretën ditë me radhë dhe fillon në orën 10:00.
Sipas banorëve ndarja e parcelës ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit, ku edhe ka nxitur shumë reagime, nga ana e banorëve të kësaj ane.
Pas luftës dhjetëra familje të Llapushnikut janë konvertuar nga myslimanë në katolikë.