Banorët e lagjes ‘Velania’ bllokojnë rrugën, kërkojnë rregullimin e saj
Banorët e lagjes “Velania”, respektivisht të rrugëve “Xhemajli Berisha”, “Hamdi Gashi”, “Shaip Kamberi”, nga orët e hershme të mëngjesin kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në këtë lagje. Ata janë të shqetësuar nga pluhuri dhe gropat e mëdha që kanë lënë mbrapa kompania ujësjellësi me vendosjen e gypave të ujit.

Lajme
Pavarësisht se punët për ndërrimin e gypit të ujit në këtë lagje përfunduan në tetor të vitit të kaluar, riparimi i rrugës, që me kontratë i takon punëkryesit, nuk u krye, shkruan Zeri.info
Banorët e kësaj pjese të Prishtinës kërkojnë që rruga të kthehet urgjentisht në gjendje të mëparshme, duke e riasfaltuar të tërën. Por, kanë edhe një kërkesë, zhvendosjen e një gypi tjetër, që kalon nëpër prona private. Zyrtarët e Ujësjellësit, kishin pranuar ditë më parë se kompania ka për obligim riparimin e rrugës vetëm gjatë brezit, në të cilin është punuar.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje nga Komuna e Prishtinës dhe Ujësjellësit, banorët do të vazhdojnë të mbajnë të bllokuar të gjitha rrugët e lagjes në ditët në vazhdim.