Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet
Një pjesë e qytetit të Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 09:00. Zyrtarë të KEDS-it ka thënë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është e planifikuar për projektet investive. Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin…
Lajme
Një pjesë e qytetit të Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 09:00.
Zyrtarë të KEDS-it ka thënë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është e planifikuar për projektet investive.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 si rrjedhojë e punimeve të planifikuara.
Ai thekson se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në orën 17:00.
“Ndërprreje të planifikuara nga ora 09:00 deri në orën 17:00 për projektet investive”, thekson Krasniqi për KosovaPress.
Ai ka lënë të kuptohet se në disa vende të kësaj lagjeje mund të rikthehet furnizimi edhe para orës 17:00.