Banorët e lagjes “Kodrina” problemin kryesor me hajnat, po iu thyejnë veturat e po iu marrin gjëra tjera personale
Banoret e lagjes “Kodrina” në Prishtinë, në vazhdimësi po përballen me një problem shumë serioz. Një qytetar i kësaj lagje për lajmi.net ka thënë se hajnat po iu thyejnë veturat e po iu marrin gjëra të tjera personale. Ai ka thënë se ata në vazhdimësi po raportojnë në polici por që ende nuk janë arrestuar…

Lajme
Banoret e lagjes “Kodrina” në Prishtinë, në vazhdimësi po përballen me një problem shumë serioz.
Një qytetar i kësaj lagje për lajmi.net ka thënë se hajnat po iu thyejnë veturat e po iu marrin gjëra të tjera personale.
Ai ka thënë se ata në vazhdimësi po raportojnë në polici por që ende nuk janë arrestuar të dyshuarit.
“Çështja është në lagjen Kodrina në Prishtine (te rruga C në fund), kemi një problem me vjedhjet që po na bëhen pothuajse çdo dite. Policia/hetuesia, kurrfarë pune s’po bëjnë thjeshte vinë nga një deklaratë edhe kaq. As nuk merren me neve më tutje, as nuk marrin shenja të vjedhjeve edhe pse ju ofrojmë pamje nga kamerat (video dhe fotografi) te shumta, informata etj. Kurrfarë ndikimi s’po ka. Jemi ne hall shumë të gjithë banorët e kësaj lagje, frikë për fëmijë, gra që po zateten me hajna, kanë hi në një banesë të një kojshisë para 5 dite, para 10 dite kanë vjedh ne një veture, mbrëmë mu më kanë vjedh po ashtu në veturë”, ka thënë ai.
Ai ka dërguar edhe pamje nga kamerat e ndërtesës ku shihen personat e dyshuar për vjedhje në këtë rast.