Banorët e Hoqës së Madhe bllokojnë rrugën, kundërshtojnë fushatën e serbëve në Kosovë (Foto)

Banoret e komunës së Rahovecit kanë bllokuar rrugën në shenjt kundërshtimi për vizitën e përfaqësuesve politikë të serbeve që kanë planifikuar të vijnë të bëjnë fushat.

Lajme

29/03/2017 09:24

Që nga ora 7 e 30 e mëngjesit kanë dal qytetarët në hyrje të fshatit Hoqe e Madhe për ta ndalur ardhjen e një autobusi që bart aktivistët e partive politike që pritet të bëjnë fushatë në Kosovë, raporton lajmi.net.

Përkundër insistimit të Policisë së Kosovës dhe disa përfaqësuesve serb të Hoqës së Madhe për të liruar rrugën për autobusin i cili ka qëllim të marr pjesë në pritjen e politikanëve serb në Leposavit, qytetarët nuk larguar.

Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, por jo edhe për banorët tjerët, por vetëm për përfaqësuesit serbë që kanë nisur fushatën zgjedhore në Kosovë./Lajmi.net/

img_0543 img_0544 img_0545 img_0546 img_0547 img_0548