Banorët e Fushë Kosovës ankohen se u ngjiten gypat e ujrave të zeza “veç shkel e shko”

Banorët e Fushë Kosovës në rrugën Hajrullah Zymi, janë ankuar për ndërrimin e gypave të ujërave të zeza. Sipas këtyre banorëve edhe madhësia e këtyre gypave është e papranueshme dhe siç thonë ata janë më të vegjlit, dhe shumë shpejt bllokohen nga ujerat e zeza, shkruan lajmi.net. Reagimi i banorëve: Në Rrugën Hajrullah Zymi, po…

Lajme

18/09/2024 15:52

Banorët e Fushë Kosovës në rrugën Hajrullah Zymi, janë ankuar për ndërrimin e gypave të ujërave të zeza.

Sipas këtyre banorëve edhe madhësia e këtyre gypave është e papranueshme dhe siç thonë ata janë më të vegjlit, dhe shumë shpejt bllokohen nga ujerat e zeza, shkruan lajmi.net.

Reagimi i banorëve:

Në Rrugën Hajrullah Zymi, po bëhet ndërhyrja për ndërrimin e gypave të ujërave të zeza, por duke e parë se sa shumë banorë jetojnë në këto lagje, të vnohen gypat te madhesisë 400 është e papranushme. Së paku do duhej te ishin 1200, si banor i kësaj lagje po ju garantojë që këta gypa janë më të vëgjelit e mundshëm. Puna po bëhet veç shkel e shko. Dhe nuk do të shkojë shumë larg do të bllokohen ujërat e zeza. I bëjë thirrje komunës si banor që ja don të mirën këtij qyteti, punën që e bën, ose t’i bëjë mirë ose mos të punoj.
Ju lutem postone.
Dërguar në inbox 📥