Banorët e Dragashit mblidhen për t’i liruar rrugët nga bora, derisa kryetari shfaqet nga Zvicra duke pirë “shisha”
Reshjet e mëdha të borës ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë komuna. Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit duket se drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, bora në dimër i ka nxënë “pa përgatitur”. Disa banorë në komuna të ndryshme janë detyruar që borën në rrugë ta largojnë vetë, e…
Lajme
Reshjet e mëdha të borës ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë komuna.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit duket se drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, bora në dimër i ka nxënë “pa përgatitur”.
Disa banorë në komuna të ndryshme janë detyruar që borën në rrugë ta largojnë vetë, e njëjtë ka ndodhur edhe në komunën e Dragashit.
Një qytetar ka raportuar tek lajmi.net se ai dhe bashkëfshatarët e tij në fshatin Pllajnik janë detyruar që me lopata ta heqin borën e madhe që ka mbuluar rrugët dhe ka vështirësuar qarkullimin.
Ai ka përmendur se në këtë periudhë kohore, kryetari i Dragashit Bexhet Xheladini po qëndron në Zvicër nga ku edhe ka publikuar fotografi duke pirë nargile, siç njihet në popull edhe “shisha”.
Derisa kryetari po pushon e bën “qef” në Evropë me rrugë të pastruara nga bora, banorët e Dragashit po përvjelin mëngët që t’ia kryejnë vetë punëve që i takojnë komunës./Lajmi.net/
Video: