Banorët bisedojnë mes vete: Të godasësh mbi muret e një televizioni është akt shumë i rëndë

Banorët e “Big Brother VIP Albania”, kanë diskutuar me njëri-tjetrin pas darkës me opinionistët. Ata e kanë cilësuar akt të rëndë, sulmin ndaj Top Channel-it, shkruan lajmi.net. Banorët mbetën të shokuar teksa edhe shpërthyen në lot. Mbrëmjen e kaluar nuk u mbajt spektakli si herave të tjera, pasi ishte ditë zie, por vetëm banorët u…

ShowBiz

29/03/2023 09:31

Banorët e “Big Brother VIP Albania”, kanë diskutuar me njëri-tjetrin pas darkës me opinionistët.

Ata e kanë cilësuar akt të rëndë, sulmin ndaj Top Channel-it, shkruan lajmi.net.

Banorët mbetën të shokuar teksa edhe shpërthyen në lot.

Mbrëmjen e kaluar nuk u mbajt spektakli si herave të tjera, pasi ishte ditë zie, por vetëm banorët u informuan lidhur me ngjarjen e fundit.

Luizi ishte ai i cili shpërtheu në lot, ku u shpreh se e njihte rojën, madje ai bëri premtimin e madh, duke thënë se nëse e fiton këtë edicion do të ndaj një shumë për familjen e të ndjerit./Lajmi.net/