Bankënotat e reja prej 10 eurosh, në fund të shtatorit
Nga 23 shtatori, kartëmonedhat e reja me vlerë nominale prej 10 eurosh do të kenë pamje të re.

Lajme
Përveç se do të ndryshojnë në pamje, këto kartëmonedha kanë karakteristika të reja të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet falsifikimi i tyre.
Dizajni i ri i kësaj kartëmonedhe lejon përdoruesit e saj që shumë lehtë të identifikojnë nëse kartëmonedha është origjinale apo jo.
Mjafton që kartëmonedha të shikohet në dritë dhe nëse në anën e majtë të saj, pikërisht përfundi flamurit të Bashkimit Evropian shfaqet portreti i Europa-s (figurë mitologjike greke), atëherë ajo kartëmonedhë është origjinale. Dhe nëse e njëjta kartëmonedhë shikohet në errësirë, atëherë kornizat e numrit 10 do të errësohen.
Më herët gjatë këtij viti, ndryshim në pamje pati edhe kartëmonedha në vlerë nominale prej 5 eurove.