Banka e Serbisë me degë në Mitrovicë përfundon vullnetarisht veprimtarinë

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë ka përfunduar vullnetarisht veprimtarinë bankare. BQK ka bërë të ditur se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar. Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor…

Lajme

31/01/2024 18:52

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë ka përfunduar vullnetarisht veprimtarinë bankare.

BQK ka bërë të ditur se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar.

Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024.

“Komercijalna Banka AD Beograd Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë (8) nën-degë në territorin e Kosovës. Pas kalimit të afatit të paraparë për operime bankare më qytetarë, me fundin e ditës së datës 31 janar 2024, janë përmbyllur të gjitha depozitat bankare ndaj qytetarëve, ndaj BQK-ja konstaton pushimin e aktivitetit të kësaj degë bankare në Kosovë. Procedurat tjera të arkivimit të dokumentacionit dhe aspekteve të ndërlidhura, realizohen në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje në njoftim, përcjell lajmi.net.