Banka Botërore përkrah reformat në Administratën Tatimore të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur në takim një mision nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim diskutimin e mundësive për asistencë teknike për të përkrahur reformat në administratën tatimore.

Lajme

13/03/2019 09:11

Gjatë këtij takimi drejtori Murtezaj, i informoj përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur me zhvillimet e fundit në ATK, dhe për planet e tij në arritjen e objektivave të planifikuara. Gjithashtu, drejtori i njoftoj lidhur me nevojat për asistencë në fusha të caktuara, me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të proceseve të punës.

Me theks të veçantë u diskutua menaxhimi më i mirë i resurseve në dispozicion dhe hartimi i një strukture organizative efikase,  e cila do të jetë në funksion të misionit të ATK-së.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga misioni i Bankës Botërore ofruan përkrahjen e  plotë për ATK-në,  duke theksuar se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Misioni i titulluar “Mbështetja e zbatimit të projektit të reformës në administratën tatimore” do të zgjatë nga 11 Mars deri me 15 Mars 2019.