Banka Botërore mbështet projektet e energjisë në Kosovë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Uashington ku ka zhvilluar takime të ndara me drejtues të Bankës Botërore dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në fokus të të cilave ishte zhvillimi ekonomik, respektivisht projektet në sektorin e energjisë.

Lajme
Stavileci është pritur nga zyrtarët e lartë të BB-së, me ata të Ndryshimeve Klimatike, drejtues të IFC-së e zyrtarë të ndryshëm.
Në takime me drejtues të BB-së, ministri kosovar ka diskutuar për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë, përfshi këtu edhe projektet që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve gjeneruese, rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripëtritshme të Energjisë, për çka ka marrë mbështetjen nga zyrtarët në fjalë.
Stavileci në ditën e dytë të vizitës në Uashington ka takuar edhe Matthew Mallow, Drejtor i Zyrës për Evropë dhe EuroAzi në Departamentin e Thesarit, Alina Romanoëski – Koordinatore për Evropë në Departamentin e Shtetit, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë.
Stavileci ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët ku merrnin pjesë zyrtarë nga Zyra për Energji dhe Resurse Natyrore dhe Zyra e Ekonomisë dhe Çështjeve Biznesore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.