Banka Botërore: Gratë e Krushës shembull i zhvillimit ekonomik

Fahrije Hoti është duke i futur nëpër kavanoza specat e kuq dhe të gjelbër të përzier me krem djathi në një fabrikë të turshive. “Ne jemi ndërmarrja e vetme në Kosovë që udhëhiqet 100 për qind nga gratë”, thotë Hoti, një fermere 44-vjeçe. Hoti, e cila menaxhon me kooperativën e bujqësisë së Krushës, ka arsye të jetë krenare. Kjo kooperativë u ka ndihmuar 40 grave të punësohen dhe të rindërtojnë jetën e tyre pas luftës së viteve 1998-1999, shkruan Banka Botërore.

Lajme

25/10/2015 20:57

Më 26 mars të vitit 1999, në një nga krimet më të rënda të luftës, gratë dhe fëmijët e fshatit Krushë, ishin larguar për shkak se fshati i tyre po digjej në të gjitha anët, derisa mbi 200 burra të moshës 12-90 janë vrarë. Rreth 500 fëmijë nga Krusha – duke përfshirë edhe vajzën 3-vjeçare dhe djalin 3-muajsh të Hotit, kanë humbur etërit e tyre. Me tu kthyer në fshat pas përfundimit të luftës, gratë e këtij vendi janë përballur me detyrën më të vështirë të jetës, atë të rindërtimit të jetë së familjeve të tyre pa ndihmën e askujt. “Vendosëm ti kthehemi jetës dhe punës”, kujton Hoti. Të vejat e këtij fshati filluan të mbjellin dhe ti punojnë tokat e tyre, dhe gjitha punët tjera që dikur bashkëshortët e tyre i bënin. Hoti ka mbjellë speca, por e pati të pamundur ti shesë në treg, sepse shitja e tyre në rrugë nga një vejushë konsiderohet si diçka e papërshtatshme për komunitetin e saj të vogël. Por nevoja për të mbajtur dhe ushqyer familjen, e bëri atë më kreative duke shfaqur kështu idenë e bërjes së specave turshi, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2005, me ndihmës e disa OJQ-ve ndërkombëtare dhe donatorëve, Hoti dhe disa gra tjera filluan përpunimin dhe ruajtjen e prodhimeve të tyre për dimër. Pesë vjet më vonë, ato shndërruan shoqatën e tyre të vejave në një biznes të regjistruar, ku edhe lindi Kooperativa Krusha. Tani prodhimet e tyre shiten në mbi 200 dyqane në gjithë Kosovën, dhe aktualisht janë duke u ekspozuar në Zvicër.

Vitin e kaluar, Kooperativa Krusha ka fituar një grant për bashkë-financim prej rreth 15,500 euro nga Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili po zbatohet nga Qeveria e Kosovës e mbështetur nga një kredi prej 20.5 milionë dollarë nga Banka Botërore, si dhe një grant prej 9.28 milionë dollarë nga Qeveria e Danimarkës. Ata kanë investuar në makineri për përpunimin e specave, furra për Ajvar, makineri të rënë për lakra dhe një kazan për përpunimin e specave. “Kemi arritur të dyfishojmë prodhimin e ajvarit nga 20,000 kilogram në pothuajse 40,000 për shkak të pajisjeve të reja që i kemi marrë”, thotë Hoti. “Tani puna është bërë më e lehtë me makinat e reja të përpunimit të specave”.

Jan-Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, ka vënë në dukje se Kooperativa mund të jetë një frymëzim për të tjerët. “Kooperativa Krusha” është një shembull inkurajues dhe i rëndësishëm për Kosovën, dhe tregon se potenciali i shpejt mund të hapet, madje edhe në rrethanat më të vështira, me një kombinim të iniciativës private dhe shoqëruese”, ka shtuar Peter Olters. (lajmi.net)