Banesë, shtëpi, ara, veturë – Pasuria e Faton Pecit që po intervistohet si i dyshuar për rastin e fabrikës për mbetjet shtazore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci për më shumë se 3 orë është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Nga Prokuroria Speciale për lajmi.net e kanë konfirmuar se Peci është duke u intervistuar si i dyshuar për rastin e fabrikës për mbetjet shtazore. Peci në mars të këtij viti ka dorëzuar deklarimin e pasurisë në Agjencinë…

Lajme

27/05/2025 17:58

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci për më shumë se 3 orë është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Nga Prokuroria Speciale për lajmi.net e kanë konfirmuar se Peci është duke u intervistuar si i dyshuar për rastin e fabrikës për mbetjet shtazore.

Peci në mars të këtij viti ka dorëzuar deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Siç thuhet në raportin e pasurisë, Peci ka një banesë të blerë në vitin 2016. Kjo banesë që është 98.70m2, Pecit i ka kushtuar 67 mijë e 500 euro. Në deklarim të pasurisë, Peci ka shkruar se këtë banesë e ka blerë me kredi.

Ministri po ashtu posedon një shtëpi 144m2, që thotë se e ka të trashëguar dhe dy ara, njërën 500 m2 dhe tjetrën 3 m2.

Në deklarim, Peci ka thënë se e ka një veturë që e ka blerë në vitin 2018 dhe që i ka kushtuar 11 mijë euro.

Ai ka thënë se me shitjen e veturës paraprake ka arritur të siguroj të ardhurat për të blerë këtë veturë.

Rroga vjetore e Pecit si ministër është 19 mijë e 403 euro, kurse e bashkëshortes së tij është 4 mijë e 717 euro.

Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike./lajmi.net/