Banesa nën ujë dhe toka të përmbytura, Ministria informon mbi situatën nga reshjet në Durrës
Situata e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit ka sjellë problematika në një numër të konsiderueshëm banesash, të cilat kanë prani të ujit. Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca, ndërsa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan për largimin e ujit…
Lajme
Situata e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit ka sjellë problematika në një numër të konsiderueshëm banesash, të cilat kanë prani të ujit. Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca, ndërsa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan për largimin e ujit nga burgu i Durrësit.
Probleme të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit, ndërsa rreth 40 ha tokë është nën ujë.
Ndërkohë vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Në terren janë të angazhuara forca edhe nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
Informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit:
Gjatë gjithë natës dhe sot, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.
· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.
· Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.
· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.
· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.
· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë
· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.
Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.