Banditët në Paris, dogjën policin të gjallë (Foto)

Një polic 28 vjeçar ka pësuar djegie shumë të rënda në duar dhe të gjithë trupin, pasi 15 banditë rrethuan makinën e tij në një vend fare pranë Parisit.

Bota

10/10/2016 17:05

Ai tani është në koma të detyruar dhe mbetet në gjendje kërcënuese për jetën, sipas prokurorit Eric Lallement.

Tre oficerë të tjerë u plagosën së sulmin që la dy makina të policisë të djegura, transmeton Klan Kosova.

Polici ishte me partneren e tij 39 vjeçare, kur ata ishin të rrethuar nga banda. Të rinjtë hodhën kokteje molotivi në makinën e tyre, duke e lënë atë në një gjendje të rëndë dhe partnerin e tij me djegie në duar dhe fytyrë. Dy policë të tjerë

Oficerët po patrullonin një kryqëzim trafiku.

Kryeministri Manuel Valls tha se banditët do të “ndjekën dhe do të sillen para drejtësisë.