Balotazhi në Prizren, Totaj tregon se me cilën parti ka raporte të mira dhe pret bashkëpunim

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim. Totaj tha se nga komuniteti boshnjakë kanë pasur numër të madh të votave sepse kanë marrëdhënie të mira, dhe presin ta kenë prapë të njëjtin raport. Ai potencoi se raporte të mira ka edhe me komunitetin turk, me të cilët tha…

Lajme

15/10/2025 08:11

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim.

Totaj tha se nga komuniteti boshnjakë kanë pasur numër të madh të votave sepse kanë marrëdhënie të mira, dhe presin ta kenë prapë të njëjtin raport.

Ai potencoi se raporte të mira ka edhe me komunitetin turk, me të cilët tha se pret të ketë takim.

“Me komunitetin boshnjak kam raporte shumë të mirë, edhe nga puna ime e mëhershme, natyrisht që presim përkrahje sepse kemi pas bashkëpunim e marrëveshje. Edhe numri i madh i votave në lagjet me boshnjakë nuk ka ardhë rastësisht”, tha Totaj në Klan Kosova.

Sa i përket blerjes së votave, Totaj tha se VV në mënyrë legale, tre ditë para zgjedhjeve i kanë dhënë 25 milionë për studentët, dhe kjo sipas tij është dyshim për qëllime elektorale.