Balotazhi në Gjilan – Kush kë do të mbështesë?

Qytetarët e Gjilanit përsëri me 9 nëntor do t’i drejtohen kutive të votimit për balotazh. Asnjëri nga kandidatët nuk arriti të siguroj mbi 50 për qind në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan lajmi.net. Alban Hyseni i VV-së ishte afër, por nuk ia doli. Ai mori 49.80 për qind apo 22 mijë e 264 vota. Hyseni…

Lajme

29/10/2025 10:33

Qytetarët e Gjilanit përsëri me 9 nëntor do t’i drejtohen kutive të votimit për balotazh.

Asnjëri nga kandidatët nuk arriti të siguroj mbi 50 për qind në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan lajmi.net.

Alban Hyseni i VV-së ishte afër, por nuk ia doli. Ai mori 49.80 për qind apo 22 mijë e 264 vota.

Hyseni për kundërshtarë në balotazh do të ketë kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli i cili mori 34.29 për qind apo 15 mijë e 332 vota.

Kush kë do ta mbështet?

Në shumicën e komunave tash kandidatët që janë në balotazh kanë filluar të nënshkruajn koalicionet me partitë tjera, për të siguruar më shumë mbështetje.

Por, në Gjilan, asnjëra nga partitë tjera që s’janë në balotazh s’ka bërë ndonjë lëvizje.

Lajmi.net ka kontaktuar me vendin e tretë, kandidatin e PDK-së, Riad Rashiti në lidhje me balotazhin.

“Jemi në fazën e diskutimeve. Shohim ndërkohë.”, tha shkurt Rashiti, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ende pa ndonjë drejtim në balotazh janë edhe subjekti “Vatra” në Gjilan.

Kryetari i këtij subjekti, Kushtrim Kadriu në një prononcim për lajmi.net tha: “Sonte do ta mbledhim kryesinë për të parë hapat e mëtejmë.”

“Vatra” në Gjilan kandidoj vetëm për asamble komunale dhe arriti të siguroj 1.74 për qind apo 739 vota./lajmi.net/