Balluku zbret në pistën e aeroportit të Vlorës: Fluturimi i parë do të realizohet më 8 maj

8 maji do të jetë dita kur në pistën e aeroportit të Vlorë do të ulet avioni i parë. Kjo është konfirmuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka inspektuar sot punimet që po shkojnë drejt fundit në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. “Kulla duket e përfunduar, por ka akoma skela. Edhe terminali duket…

Lajme

30/04/2025 17:33

8 maji do të jetë dita kur në pistën e aeroportit të Vlorë do të ulet avioni i parë.

Kjo është konfirmuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka inspektuar sot punimet që po shkojnë drejt fundit në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

“Kulla duket e përfunduar, por ka akoma skela. Edhe terminali duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, përfundoi Balluku.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nga kantieri tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit të Vlorës, i cili do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë i dyti në vend pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e një aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat. Nuk do të kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponent tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune. Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonomik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia”, tha Balluku.