Ballkoni i një apartamenti shndërrohet në deponi të mbeturinave tek “Mati 1” në Prishtinë

Problemi i mbeturinave të shumta e vend e pavend vazhdon të jetë tejet i madh në kryeqytet. Vende të ndryshme mund të shohim të cilat mbushen me mbeturina, e që në fakt nuk takojnë aty. Ngjashëm është situate, ndoshta edhe më e rëndë tek kontejnerët të cilët janë të përcaktuar për mbeturina. Sasia e madhe…

Lajme

17/06/2024 12:56

Problemi i mbeturinave të shumta e vend e pavend vazhdon të jetë tejet i madh në kryeqytet.

Vende të ndryshme mund të shohim të cilat mbushen me mbeturina, e që në fakt nuk takojnë aty.

Ngjashëm është situate, ndoshta edhe më e rëndë tek kontejnerët të cilët janë të përcaktuar për mbeturina. Sasia e madhe e këtyre mbeturinave e bën që edhe hapësira përreth tek këto kontejnerë të jetë e tejmbushur.

E një rast aspak i zakonshëm ka ndodhur së fundi në lagjen “Mati 1”.

Dikush ka vendosur që pa pikë përgjegjshmërie ballkonin e apartamentit ta shndërroj në “deponi të mbeturinave”.

Në një fotografi të publikuar së fundi në rrjetet sociale shihet qartë gjendja e tmerrshme e këtij ballkoni.

Padyshim se kjo situatë e krijuar në këtë hapësirë sjell telashe edhe në erërat që krijohen përreth dhe shkaktojnë probleme edhe tek banorët e tjerë./Lajmi.net/