Ballkani zhvendoset në Ohër për t’i “mbushur bateritë” para garave evropiane

Ballkani zhvendoset në Ohër për t’i “mbushur bateritë” para garave evropiane Kampionët e rizgjedhur të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani është zhvendosur në Ohër për t’i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjeve evropiane. Suharekasit do të bëjnë gara në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa kundërshtarin do ta mësojnë pas…

Sport

12/06/2023 15:09

Ballkani zhvendoset në Ohër për t’i “mbushur bateritë” para garave evropiane

Kampionët e rizgjedhur të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani është zhvendosur në Ohër për t’i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjeve evropiane.

Suharekasit do të bëjnë gara në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa kundërshtarin do ta mësojnë pas disa ditësh, shkruan lajmi.net.

Ballkani përmes faqes zyrtare ka njoftuar se në Ohër do të qëndrojnë për disa ditë.

Portokallezinjtë përveç seancave stërvitore do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese me ekipe nga rajoni.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë dhe tifozë të FC BALLKANIT

Kontigjenti i lojtarëve tanë sa vjen e po forcohet vazhdimisht, duke krijuar një grup të fortë e konkurues për aventurën evropiane, si dhe sezonin e ardhshëm që na pret.

Për të qenë sa më të përgaditur në të gjitha aspektet, skuadra jonë sot ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, atje ku do t’i zhvillojë seancat stërvitore, derisa do t’i luaj edhe disa ndeshje përgaditore, me disa ekipe të rajonit.

Kjo periudhë kohore do t’i shërbej trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik që të komponohet skuadra, të adaptohen prurjet e reja si dhe të mbahet në nivel të duhur stabiliteti fizik e psikologjik i secilit lojtar, në prag të ndeshjeve kualifikuese evropiane.

Me etjen e madhe për sukseset e radhës dhe bindjen e plotë për paraqitje dinjitoze në Evropë, klubi i uron të gjithëve mbarësi në kampanjën përgaditore.

Na priftë e mbara Suharekë./Lajmi.net/