Ballkani ‘shkel’ Feronikelin – ngrit distancën në krye të tabelës
Ballkani ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Feronikelit, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Sport
“Xhebrailat” fituan me rezultat 6:0, shkruan lajmi.net.
Armend Thaqi hapi serinë e golave duke shënuar me kokë pas topit të kthyer nga humbja e penalltisë (8′).
Ndërsa, Meriton Korenica dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas asistimit të Thaqit (37′).
Vetëm katër minuta më vonë, Blend Baftiu u përkujdes për golin e katërt (41′), rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.
Ndërkohë, Ballkani vazhdoi të dominoi edhe në pjesën e dytë, ku shënuan edhe tre herë të tjera. Ishte Mevlan Zeka në minutën e 59-të që realizoi golin e katërt.
Derisa, i inkuaduari Arbër Potoku realizoi dy herë për të vulosur fitoren. Fillimisht, shënoi nga afërsia (79’), ndërsa në minutën e fundit realizoi për rezultatin përfundimtar 6:0 (90+3).
Pas këtij tre pikëshi, Ballkani mban liderin me 51 pikë, katër më shumë se Gjilani, skuadër që ka një ndeshje me pak. Ndërsa, Feronikeli qëndron në fund me 11 sosh.