Ballkani rikthehet në krye, Daja ka një kërkesë për lojtarët e tij

Ballkani mori një fitore të madhe ndaj Llapit 1:0, për t’u rikthyer në krye të tabelës pas xhiros së 34 në Superligën e Kosovës, falë barazimit 1-1 të Dritës me Gjilanin. Pas ndeshjes, Ilir Daja tha se ata duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë deri në xhiron e fundit, derisa kanë mbetur edhe dy…

Sport

14/05/2023 17:34

Ballkani mori një fitore të madhe ndaj Llapit 1:0, për t’u rikthyer në krye të tabelës pas xhiros së 34 në Superligën e Kosovës, falë barazimit 1-1 të Dritës me Gjilanin.

Pas ndeshjes, Ilir Daja tha se ata duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë deri në xhiron e fundit, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, transmeton lajmi.net.

“Është sakrifica e këtyre djemve që ne edhe dy javë pa u mbyllur kampionati po kryesojmë tabelën. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë sepse ka edhe dy javë”, ka thënë fillimisht Daja për ‘ArtSport’.

“Duhet të festojmë në momentin e duhur sepse futbolli nuk mund të parashikohet. Duhet të kënaqemi pak por duhet të jemi serioz që ta mbyllim sezonin me plot sukses”.

“Janë javët e fundit të kampionatit dhe ekipet kanë lëndime dhe nuk e kanë formën më të mirë”.

“Punuam fort për të marrë fitoren dhe kishim strategji që të mos i lejojmë hapësira kundërshtarit që ka ekip sulmues dhe mund të godas në çdo moment”, ka shtuar më tej ai./Lajmi.net/