Ballkani njofton për situatën e Stivi Frashërit: Ka shtypje të brendshme, është jashtë rrezikut për jetë
Skuadra e Ballkanit ka njoftuar audiencën lidhur me situatën e portierit të skuadrës, Stivi Frashëri.

Sport
Tifozët e Gjilanit u futën në fushë në minutat e fundit të derbit Gjilani-Ballkani, kur edhe shfrytëzuan mundësinë që të godasin në kokë portierin mysafir, Stivi Frashëri.
Portieri i skuadrës nga Suhareka ka mbetur pa vetëdije në vendin e ngjarjes, kurse më pas është dërguar në spitalin e Gjilanit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme.
Sipas njoftimit nga skuadra e Ballkanit, portieri është jashtë rrezikut për jetë, por ka shtypje të brendshme.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Ballkanit lidhur me Stivi Frashërin, dhe reagimin e tyre për incidentin që ndodhi sot. /Lajmi.net/