Ballkani fiton me Dritën 3-2, vazhdon ta ruajë distancën ndaj vendit të dytë
Ballkani ka fituar në ndeshjen ndaj Dritës me rezultat 3-2, në kuadër të BKT Superliges në futboll.

Sport
Suharekasit ishin mysafirë të takimit, por i gostitën me dy gola të shpejtë gjilanasit, falë një autogoli të Ilir Blakçorrit dhe Nazmi Gripshit.
Ish-kampiomi i Kosovës e ngushtoi epërsinë fillimisht me anë të Almir Kryeziut, për ta barazuar sfidën me Ardit Tahirin.
Kur u mendua që ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli Ermal Krasniqi që shënoi për 3-2 /Lajmi.net/