Ballkani e Drita e nisin me fitore stinorin pranveror
Stinori pranveror i Superligës së Kosovës ka nisur sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante. Drita e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin pranveror. Golat për Dritën i realizoi Krasniqi në minutat 61’ dhe 78. Në anën tjetër, kampioni aktual Ballkani ka triumfuar si…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/11/superliga-e-kosoves-ne-futboll.jpg)
Sport
Stinori pranveror i Superligës së Kosovës ka nisur sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Drita e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin pranveror. Golat për Dritën i realizoi Krasniqi në minutat 61’ dhe 78.
Në anën tjetër, kampioni aktual Ballkani ka triumfuar si vendas ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0.
Drita mbetet lider i tabelës me 43 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 36 pikë.