Balje: Pak marre që po vijmë çdo ditë, kam votë për Limajn

Deputetja, Duda Balje para fillimit të seancës ka folur para mediave. Balje tha se nuk beson se mënyra e votimit do të ndryshoj mendimin e deputetëve, shkruan lajmi.net “Nuk besoj se do të ndryshoj diçka. Pak është marre që po vijm çdo ditë. Të gjithë ne jemi duke pritur vendimin e Kushtetueses. Nuk besoj se…

Lajme

04/06/2025 11:17

Deputetja, Duda Balje para fillimit të seancës ka folur para mediave.

Balje tha se nuk beson se mënyra e votimit do të ndryshoj mendimin e deputetëve, shkruan lajmi.net

“Nuk besoj se do të ndryshoj diçka. Pak është marre që po vijm çdo ditë. Të gjithë ne jemi duke pritur vendimin e Kushtetueses. Nuk besoj se mënyra e votimit do të ndryshoj mendimin e deputetëve.”, tha ajo.

Ajo komentoi deklaratat e deputetëve të VV-së në lidhje me rastin se asaj i ishte ofruar posti i profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

“Deputetët që kanë folur për këtë temë, nuk kanë pasur mundësi që të jenë afër informacioneve, vetëm kanë fol sa me thënë diçka. Asnjë prej deputetëve, nuk e kanë pasur këtë ide se çfarë oferte kam pasur.”, u shpreh ajo.

Tutje, Balje foli për vizitën e saj në Shkup gjatë vikendit, ku tha se s’ka asnjë lidhje me ofertën që ishte bërë kohë më parë.

“Nuk ka asnjë lidhje. Unë kam refuzuar që t’i takoj.”, tha ajo.

Balje tha se në këtë moment s’ka votë për askënd të VV-së për postin e kryeparlamentarit.

“Në këtë moment jo.  Nëse Limaj është kandidat po, por nuk besoj se do jetë.” , u shpreh ajo.

Në fund, Balje foli për marrëdhëniet me dy deputetë tjerë të pakicave, Emilja Rexhepi dhe Elbert Krasniqi.

“Komunikim është në nivel të kulturës. Nuk kam shumë kontakt me ta. Besoj se kur është interesi i boshnjakëve, ne duhet të ulemi të përkrahim njëri tjetrin.”, tha ajo./lajmi.net/