Balina kritikon ‘Big Brother’ dhe dy opinionistët: Kërkuan llogari nga Donaldi dhe Beatrixi si në kohën e komunizmit
Balina Bodinaku është opinionistja zyrtare e 'Big Brother VIP', e cila ka munguar që dy spektakle pasi ka rezultuar pozitive me COVID.

ShowBiz
Sonila Meco ishte ajo e cila e zëvendësoi atë shkruan lajmi.net.
Edhe pse ne shtëpi, sigurisht që Balina ka ndjekur hap pas hapi ngjarjet e së premtes dhe si duket ishte nata kur me mos prezencën e saj ka humbur njërën nga netët më të rëndësishme të këtij edicioni.
Megjithatë ajo ka reaguar përmes një video live në Instagram me ish-banoren Sheila e cila gjithashtu ka munguar disa puntata rresht.
Balina u shpreh se nuk i kishte pëlqyer fare ajo që ndodhi mbrëmë dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan si nje gjyq moralist.
Gjykoi drejtëperdrejtë Arbrin dhe Sonilen se i kishin kerkuar llogari Donaldit dhe Beatrixes njësoj si në komunizëm.
Zbuloi gjithashtu se të martën do te rikthehet në rolin e saj si opinioniste pasi gjendja e saj është mjaft e mirë./Lajmi.net/