Bali Muharremaj shpërblen me tender kompaninë e familjes së drejtorit të Administratës

Në kohë fushate, Komuna e Suharekës nuk po i kursen tenderët për njerëzit e tyre.

Lajme

17/09/2019 14:27

Komuna e Suharekës ka vendosur që të ngre një lapidar në përkujtim të viktimave të viteve 1912 -1945 që vdiqën në Samadraxhë. Tenderin për të ngritur këtë lapidar, Komuna e Suharekës që udhëhiqet nga Bali Muharremaj, ia ka dhënë familjes së aktivistëve të AAK-së, shkruan lajmi.net.

Tenderi quhet “Ndërtimi i Lapidarit për viktimat e viteve 1912-1945 – Lapidari Samadraxhe”, dhe fitues u shpallë kompania “Am Group”, me vlerë të kontratës 28.650,00 euro. Pronarë i kompanisë është Abedin Maliqaj.

Abedini e ka vëlla, Driton Maliqajn i cili është pjesë e kabinetit të Bali Muharremajt dhe aktivist i AAK-së. Ai në fillim të vitit të kaluar është emëruar drejtor i Administratës në Komunën e Suharekës.

Familja Maliqaj janë pjesë e AAK-së që shumë vjet. Në vitin 2009 babai i tyre, Vesel Maliqaj ishte përzgjedhur asamblist i AAK-së në Suharekë. Më pas ai ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit në Suharekë.

Ndërkohë, para pakë ditësh, kompania N.P.N. “HIDROTERM” pronar i së cilës është djali i Blerim Kuçit, 24 vjeçari Genc Kuçi, ka fituar tenderin prej 1.7 milion eurove për ndërtimin sheshit në Suharekë.

Blerim Kuçi, nënkryetari i AAK -së, tanimë është në garë përsëri për deputet. /Lajmi.net/