Bali Muharremaj do të kandidoj edhe për mandatin e tretë si kryetar i Komunës së Suharekës
Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj do të jetë përsëri kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës. Ky vendim sipas Muharremajt është marrë me propozimin e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, shkruan lajmi.net. “Kjo mbështetje më jep energji, frymëzim dhe mundësi që bashkë ta…

Lajme
Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj do të jetë përsëri kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës.
Ky vendim sipas Muharremajt është marrë me propozimin e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, shkruan lajmi.net.
“Kjo mbështetje më jep energji, frymëzim dhe mundësi që bashkë ta vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e komunës tonë. Si gjithmonë me përkushtimin e njejtë e të palëkundur vazhdojmë me punë të mira. Qytetarët vendosin për qeverisjen tonë të ardhshme dhe ne pa dyshim ju shërbejmë atyre’, ka shkruar Muharremaj.
Bali Muharremaj po e përfundon mandatin e tij të dytë si kryetar i Komunës së Suharekës, ndërkaq ka konfirmuar se do të kandidoj edhe për një mandat. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: