Bale nuk do të pensionohet, pritet një konsultim me Ancelottin

Gareth Bale nuk do të pensionohet siç ishte thënë.

Sport

05/06/2021 14:32

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, thuhej se Gareth Bale është duke menduar pensionimin nga futbolli, transmeton lajmi.net.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, kjo gjë nuk është e vërtetë.

Romano konfirmon se Bale nuk ka në plan të pensionohet dhe me t’u rikthyer nga “Euro 2020” me Kombëtaren e Uellsit, 31 vjeçari do të ketë një diskutim me Carlo Ancelottin për të ardhmen e tij.

Vet Ancelotti kishte dhënë sinjale pozitive duke thurur lëvdata për Bale në rikthimin e tij në Mardit, Bale mund të bëhet njëri nga protagonistët kryesorë të Realit në sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/