Bale në verë te gjiganti i Premierligës për tetë milionë euro

Garth Bale do të largohet nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

Merkato

23/04/2019 13:22

Zinedine Zidane nuk llogaritë në shërbimet e Gareth Bale për sezonin e ri, duke i bërë me dije që ta kërkojë një skuadër të re.

Real Madrid e ka të vështirë shitjen e uellsianit, pasi problem kryesore është paga e tij e lartë, përcjell lajmi.net.

Madrilenët do të shpëtojnë nga Bale për vetëm një sezon, pasi Manchester United është i interesuar në huazimin e tij.

Uellsiani do të huazohet te skuadra angleze, ndërsa Real Madrid do të paguajë gjysmën e pagës së tij dhe do t’i përfitojë 8 milionë euro nga huazimi. /Lajmi.net/