Bale, në vend të Benzemas

Ish trajneri i Real Madridit, John Toshack ka këshilluar Carlo Ancelottin të nxjerr Karim Benzeman nga formacioni bazë dhe vend të tij ta inkuadrojë Gareth Balen, pas rikthimit në uellsianit nga lëndimi. 24-vjeçari është rikthyer në stërvitje pas një problemi në kofshë, derisa ka bërë vetëm tri paraqitje për Realin pas transferimit në klub nga…

Sport

17/10/2013 15:00

Ish trajneri i Real Madridit, John Toshack ka këshilluar Carlo Ancelottin të nxjerr Karim Benzeman nga formacioni bazë dhe vend të tij ta inkuadrojë Gareth Balen, pas rikthimit në uellsianit nga lëndimi.

24-vjeçari është rikthyer në stërvitje pas një problemi në kofshë, derisa ka bërë vetëm tri paraqitje për Realin pas transferimit në klub nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro.

Toshack nuk dyshon se Bale do të arrijë sukses në Santiago Bernabeu pas rikuperimit nga dëmtimi dhe beson se uellsiani duhet ta zë vendin e Benzemas.

“Me gjithë problemet që ka pasur Benzema para golit, do të luaja me Cristiano Ronaldon dhe Balen në sulm. Ai mund të luajnë në pozitën e numrit 9. Është futbollist i jashtëzakonshëm dhe jam i sigurt se do të jetë i suksesshëm”, deklaroi Toshack për Cope.