Bale kthehet në Tottenham, Kane në Real Madrid
Harry Kane është objektiv i ri i Real Madridit për transferim në Santiago Bernabeu.

Sport
Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi uellsian ka ofertë për rikthim te ish skuadra e tij, Tottenham Hotspur.
Por, si pjesë e marrëveshjes mund të përfshihet edhe transferimi i Harry Kane në drejtim të kundërt, përcjell “lajmi.net”.
Kane është objektiv i ri i Real Madridit për transferim në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/