Bale konsideron pensionimin e parakohshëm

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale është duke konsideruar pensionimin gjatë verës.

Sport

26/05/2021 10:49

Uellsiani që ka pasur karrierë të mirë duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe te Reali, ka kaluar disa vite të vështira, transmeton lajmi.net.

Bale u rikthye te Tottenham verën e kaluar dhe në paraqitjet e fundit dëshmoi se është duke u rikthyer në formë, por nuk është e mjaftueshme që “Los Blancos” t’i japin tjetër shans.

Sipas ABC, Bale mund të pensionohet në verën e ardhshme.

Ish ylli i Southampton është vetëm 31-vjeçar, pra ka edhe disa vite në nivelin e lartë.

Sidoqoftë, ka ende shans që Bale të pensionohet dhe të nis karrierë në golfin profesionistë, meqenëse edhe ka interesim të madh./Lajmi.net/