Bale ka një mesazh për tifozët e Realit (FOTO)

Gareth Bale ka falënderuar të gjithë tifozët e Real Madridit për mbështetjen ndaj tij pas operacionit në nyjën e këmbës së djathtë.

Sport

06/12/2016 08:26

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka dhënë lajm të mirë në lidhje me rikuperimin e tij nga lëndimi duke thënë se nyja e këmbës së djathtë ndihet “çdo ditë e më mirë”.

Ai po ashtu falënderoi tifozët e “Los Blancos” për mbështetjen e tij në rrugëtimin e rikuperimit nga dëmtimi i pësuar në fitoren 2:1 ndaj Sporting CP në Ligën e Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.

Ai pritet të mungojë deri në katër muaj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.