Bale i gatshëm për Sevillën?

Sipas mediave spanjolle, mësojmë se anësori i Real Madridit, Gareth Bale pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit që skuadra e Ancelottit e zhvillon kundër Sevillës.

Sport

27/04/2015 21:33

Dy të përditshmet prestigjoze spanjolle, AS dhe Marca kanë raportuar se Bale është në fazat e fundit të rikuperimit të tij.

Kështu, ai pritet që të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e vikendit, që Real Madridi e zhvillon ndaj Sevillës.

Sa për të besuar më shumë këtë lajm, u përkujdes vet lojtari i cili ka postuar një video në Facebook duke bërë ushtrime dhe ka shkruajtur: “Ndihem më i fortë çdo ditë e më shumë. Menzi e pres rikthimin dhe bashkimin me djelmoshat e skuadrës”.