Bale do të largohej vetëm në këtë mënyrë nga Reali

E ardhmja e Gareth Bale është problemi më i madh i Real Madridit në këto momente.

Sport

22/05/2019 15:51

Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se uellsiani nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, por do të jetë e vështirë për klubin që ta largojë këtë verë.

Çmimi dhe paga e lartë e Bale nënkuptojnë se ka shumë pak skuadra në Evropë që mund ta përballojnë transferimin e tij, edhe nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me të, transmeton lajmi.net.

Por nëse nuk bie dakord me menaxherin – a do ishte i lumtur të qëndronte në stol dhe vetëm të merrte paratë?

Sipas Sport, pas humbjes të së dielës nga Betis, 29-vjeçari me sa duket kërkoi 51 milionë euro të mbetura në marrëveshjen e tij tre-vjeçare.

Pra, Bale do ta mendonte largimin vetëm nëse i ofrohen parat e mbetura nga kontrata e tij. /Lajmi.net/