Bale do debutojë te Reali me numrin 50, kjo është arsyeja

Sulmuesi Gareth Bale do jetë titullar në takimin e Real Madridit ndaj AC Milan.

Sport

08/08/2021 18:12

Mirëpo, uellsiani në këtë ndeshje do mbajë numrin 50 në fanellë, transmeton lajmi.net.

410 ditë pas ndeshjes së tij të fundit me Realin, Bale do mbajë numrin 50, ngase numri 11 që më herët e kishte tashmë i takon Marco Asensios.

Spanjolli para largimit të Bale mori numrin 11 dhe duket që do ta mbajë edhe për edicionet e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse do këtë ndryshime dhe Asensio të pranojë t’ia rikthejë numrin uellsianit, pasi të rikthehet nga Tokyo.

Ndërkohë, takimi mes Real Madrid dhe AC Milan nis në ora 18:30./Lajmi.net/