Bajrami: VV s’ka lënë vend për bashkëpunim dhe po vazhdojnë të bllokojnë institucionet
Hykmete Bajrami deputete e zgjedhur nga radhët e LDK-së, ka folur pas përfundimit të seancës. Ajo ka shprehur shqetësim se për herë të shtatë dështoi konstituimi i kuvendit. “Jam këtu për të shprehur shqetësimin se VV, për herën e shtatë pengoi konstitumin e kuvendit. Haxhiu ka veç 57 vota e nga VV thonë se ndoshta…

Lajme
Hykmete Bajrami deputete e zgjedhur nga radhët e LDK-së, ka folur pas përfundimit të seancës.
Ajo ka shprehur shqetësim se për herë të shtatë dështoi konstituimi i kuvendit.
“Jam këtu për të shprehur shqetësimin se VV, për herën e shtatë pengoi konstitumin e kuvendit. Haxhiu ka veç 57 vota e nga VV thonë se ndoshta opozita ka reflektuar. Ne s’kemi votë për Haxhiun dhe as për kandidatë tjetër të tyre”, ka thënë Bajrami.
Tutje ajo tha anipse VV-ja, nuk mori besimin e plotë të qytetareve, kjo parti ende po instiston ti ketë të gjitha institucionet pa pasur shumicën e plotë.
“Ne kemi refuzuar çdo bashkëpunim me VV dhe është dështim i tyre që s kanë lënë vend për bashkëpunim me asnjë parti si shkak i shkeljes së Kushtetutës dhe sjelljes së tyre arrogante. Ne i kemi thanë jo marrëveshjeve politike me VV ne insistojmë se duhen 61 vota dhe këtë ia jep të drejtën partisë fituese dhe përgjegjësia është e tyre. Nuk votojmë sepse në tërë historinë tonë ka pasur parti që s kanë votuar për kryetar të Kuvendit”, thotë Bajrami.
Teksa tha se partitë politike janë të gatshme për zgjedhje por qytetaret nuk kanë votuar që të shkohet në zgjedhje pa u konstituar kuvendi. /Lajmi.net/