Bajrami: VV po bllokon institucionet, përpos AAK-së të tjerat parti nuk i janë përgjigjur ende Abdixhikut
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se Vetëvendosje po vazhdon të bllokojë institucionet e vendit. Përpos kësaj, ajo tha se LDK-ja tanimë ka propozuar një dalje nga kjo bllokadë duke theksuar se për momentin është zgjidhja e duhur për një qeveri të tranzicionit. “Besoj se është e qartë për qytetarët se kush është bllokuesi dhe…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se Vetëvendosje po vazhdon të bllokojë institucionet e vendit.
Përpos kësaj, ajo tha se LDK-ja tanimë ka propozuar një dalje nga kjo bllokadë duke theksuar se për momentin është zgjidhja e duhur për një qeveri të tranzicionit.
“Besoj se është e qartë për qytetarët se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politik për të bërë zhbllokimin e instucioneve. Kur nuk ke numrat si rasti i VV-së, nuk mund tu diskutosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institucioneve. LDK-ja ka shprehur vullnetin politik dhe tashmë ka një propozim të qartë për qeveri gjithëpërfshirëse të tranzicionit, e cila kish me zhblloku situatën komplet dhe me rezolutë në konstituimin e institucioneve, duke filluar nga Kuvendi por edhe formimin e një qeverie që do të kishte agjendë të qartë, qëllime të qarta për një afat të caktuar kohor”, deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.
Bajrami gjithashtu tha se përpos nga Ramush Haradinaj i AAK-së, partitë e tjera nuk janë përgjigjur ende për ftesën e Lumir Abdixhikut për një qeveri tranzicionale.
“Jo nuk kemi marrë përgjigje përpos AAK-së. Kemi dëgjuar deklarata nga deputetë të ndryshëm, por po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive politke.Ne besojmë se kjo për momentin është e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet dhe për ët bërë konstituimin e për t’u marrë me problemet e qytetarëve/ Po të ishte e interesuar LDK-ja për pozita e pushtet do të ishte më mirë të bënte koalicion me VV-në se sa me partitë e gjitha. Pra s’është frikë por premtimet që u kemi bërë qytetarëve dhe janë qëndrimet e tona krejt të ndryshme nga VV”./Lajmi.net/