Bajrami: VV përmes ZRrE-së e rriti sot çmimin e energjisë elektrike

Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se VV-ja ka mashtruar qytetarët. “Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike”. “Kanë mashtru, asgjë…

Lajme

11/04/2025 12:55

Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se VV-ja ka mashtruar qytetarët.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike”.

“Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike”.

“A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?”, ka thënë Bajrami.