Bajrami: Vetëvendosje bllokuesi i vërtetë- do t’i detyrojë deputetët e partive tjera t’i mësojë se si votohet

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas kësaj, Bajrami deklaroi se tashmë u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit. “Sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit e Kosovës për faktin se ishim në…

Lajme

21/04/2025 16:10

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, Bajrami deklaroi se tashmë u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit.

“Sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit e Kosovës për faktin se ishim në një proces të votimit dhe krejt çfarë ishte e autorizuar sipas rregullores Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast ishte të propozonte emrin. Ishte dashur të procedohej me emër e më pas me votim, paraleleje që po e tërheq VV-ja dhe z.Konjufca në seancë që thotë se janë dy gjana të njëjta nga nënkryetarët dhe kryetarët e Kuvendit s’është e saktë. Kryetari i Kuvendit përfaqëson kuvendin ndërkohë që nënkryetaret janë përfaqësues të grupeve politike dhe kjo është arsye pse votohen në pako. Kërkesa për kohë shtesë edhe për 48 orë shtesë për të arritur marrëveshje politike që thonë se s‘do të ndryshojnë emrin e kandidatit dhe insistojnë se është e drejtë e tyre në anën tjetër kërkojnë nga deputetët të votojnë sipas vullnetit të VV-së e jo sipas vullnetit të tyre veç vullnet për marrëveshje politike nuk është”, tha Bajrami, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se “Kur dy palë ulen për të bërë marrëveshje duhet dëgjuar palët dhe ju keni dëgjuar një subjekt politik me kandidaturën”.

Bajrami deklaroi se si LDK kanë deklaruar se s’kanë votë për dhe se kanë votuar kundër e se s’do të kenë votë për Albulena Haxhiun apo për kandidat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Përgjegjësia në këtë rast është e partisë fituese, pasi ka një parti politike që ka deklaruar se i ka të pranueshëm dy emra. Ju e dëgjuar Muratin që tha se VV s’heq dorë nga kandidatura e njëjtë që kanë propozuar. Bllokuesit e vërtetë në këtë rast janë Vetëvendosje, pra janë ata që duhet kërkuar nga partitë politike. Ne s’po kërkojmë emër tjetër, ata mund të propozojnë edhe një kandidat nga një grup tjetër politike  më pas i pyesim deputetët se si duan të votojnë ata. Ne nuk jemi të hapur për marrëveshje. Nuk mund të them sepse s’pati ftesë për takim. Janë organet e partisë që vendosin dhe varet se çfarë ftese do të kemi në këtë rast. Do të ulemi të konsultohemi e të ndërmarrim hapa komfort ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Po kërkojnë t’i detyrojnë edhe deputetët e partive të tjera t’i mësojnë se si të votojnë. ”shtoi ajo./Lajmi.net/