Bajrami vendos flamurin e NOA te ulësja e Albin Kurti: Mbështillet me flamurin kuq e zi për me mbulu korrupsionin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kan vendosur flamurin kombëtar shqiptar në foltoren para deputetëve, për të cilin dhe u shpreh se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e keqpërdor. Teksa tha se nuk duhet lejuar që Kurti të mbështjellët me flamurin KuqeZi, sa herë që ka nevojë. “Sot në emër të grupit parlamentarr të LDK, u bëjmë…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kan vendosur flamurin kombëtar shqiptar në foltoren para deputetëve, për të cilin dhe u shpreh se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e keqpërdor.
Teksa tha se nuk duhet lejuar që Kurti të mbështjellët me flamurin KuqeZi, sa herë që ka nevojë.
“Sot në emër të grupit parlamentarr të LDK, u bëjmë thirrje jo vetëm qyetarëve, të gjithë deputetëve kolegëve tanë, që të punonjnë me sinqeritetin ma të madh me me ja hek maskën Albin Kurtit, nuk duhet me ja dhanë mundësinë që me u mbështjell me flamurin kuq e zi sa herë që ai ka nevojë, pas 4 vitev pushtet ai më shumë indetifikohet me flamurin e NOA me flamurin e 2550 kontratave një burimore të cilat unë i kam marr nga komisioni për rregullim për prokurim me datë 10 korrik të këtij viti ky është Albin Kurti”, ka thenë Bajrami.
Derisa u shpreh e revoltuar se Kurti e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze, po ashtu sipas saj kryeministri në detyrë nuk e njeh shumë mirë protokollin e shtetit.
”Që katër vjet e gjysmë e njeh shumë mirë protokollin e shtetit të Kosovës. Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm”.”Ju bëjë thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më. Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale me datën 8 maj. Sepse ne kemi kontestuar mbajtjen e dy pozitave. Ata marrin vendime të paligjshme, ndajnë buxhet në baza ditore për interesa të tyre”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/